Shqipëria U-19/ Kualifikueset e “Euro 2024”, trajneri Ervin Bulku shpall listën me 21 futbollistë

by admin
Spread the love

Shqipëria U-19 është gati për kualifikueset e “Euro 2023/24” dhe trajneri Ervin Bulku ka shpallur edhe listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion.

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

Irlandë – Shqipëri 15.11.2023, ora 14:00

Belgjikë – Shqipëri 18.11.2023, ora 14:00

Shqipëri-Slloveni 21.11.2023. ora 14:00

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

Më poshtë lista e 21 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për kualifikueset e “Euro 2023/24” për 19-vjeçarët:


Top Channel

You may also like