Shqipëria U-15 dhe U-16 përballen me njëra-tjetrën përpara turneut në Bosnje

by admin
Spread the love

Kombëtarja U-15 e Shqipërisë ka nisur grumbullimin në kuadër të turneut ndërkombëtar për këtë moshë “Josip Katalinski Škija” që do të zhvoillohet në Bosnjë dhe Hercegovicë më datat 3-5 maj.

Ndërkohë që ekipi i drejtuar nga trajneri Armand Damo ka zhvilluar një miqësore me ekipin kombëtar U-16. Këta të fundit fituan me rezultatin 3-1, por nuk ishte ky fokusi në këtë takim.

Kombëtarja U-16 ka ftuar 22 lojtarë posaçërisht për këtë miqësore me trajnerin Agron Kërçova që shfrytëzoi këtë mundësi për të testuar lojtarët e spikatur të kampionatit shqiptar.

Ndeshja ka qenë e një niveli të mirë, teksa është vëzhguar edhe nga disa trajnerë të tjerë të ekipeve Kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Të dy teknikët kanë hedhur në fushë të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Për Kombëtaren U-16 miqësoret dhe grumbullimet janë një mundësi e mirë për të formuar grupin që pritet të përbëjë edhe bërthamën e Kombëtares U-17 vitin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: fshf.org

You may also like