“Shpifje mizore”, SHBA mohon pretendimin e Iranit për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për pretendime “mizore” të rreme se një shkëmbim i të burgosurve ishte rënë dakord mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian të dielën tha për mediat shtetërore se ishte arritur një marrëveshje, e cila ndoshta do të realizohej së shpejti. Por një zëdhënës i sigurimit të Shtëpisë së Bardhë e mohoi këtë, duke thënë se zyrtarët iranianë nuk hezitojnë t’i “shpiknin gjërat”.

“Nëse gjithçka shkon mirë nga pala amerikane, unë mendoj se do të dëshmojmë një shkëmbim të burgosurish në një periudhë të shkurtër”, tha Amir-Abdollahian. Ai shtoi se Irani ishte gati, ndërsa SHBA po punonte për koordinimin teknik përfundimtar.

Ndërsa këmbënguli se pretendimi ishte i rremë, zëdhënësi i SHBA tha se Uashingtoni ishte i përkushtuar për të siguruar lirimin e amerikanëve të mbajtur në Iran.

Ka pasur tensione midis SHBA-së dhe Iranit në vitet e fundit që kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore dhe rivendosi sanksionet që dëmtuan rëndë ekonominë e Republikës Islamike.

Irani ka arrestuar një numër shtetasish të dyfishtë SHBA-iranianë dhe iranianë me rezidencë të përhershme në SHBA vitet e fundit, shumica e tyre me akuza për spiunazh.

Teherani ka kërkuar lirimin e më shumë se një duzinë iranianëve në Shtetet e Bashkuara për vite, duke përfshirë shtatë shtetas të dyfishtë iranianë-amerikanë, dy iranianë me vendbanim të përhershëm në SHBA dhe katër shtetas iranianë pa status ligjor në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2019, të dy vendet kryen një shkëmbim të burgosurish , ku studiuesi kinezo-amerikan Xiyue Wang u lirua në SHBA, ndërsa eksperti i qelizave staminale Massoud Soleimani shkoi në drejtimin tjetër.


Top Channel

You may also like