Shpërthejnë polemikat mbi varrin e Maradonës: Lule të thara dhe braktisje totale…

by admin
Spread the love

Varri i Diego Armando Maradonës është në një gjendje braktisjeje totale. Siç raportohet në rrjetet sociale nga fotografi Andrea Gamarnik, në vendin ku prehet “Pibe de Oro” ka vetëm lule të thara, ndërsa jashtë varrezave disa fansa kanë vizatuar murale për të bërë homazhe për ish-futbollistin e shquar.

“Shkova për të parë dhe për të sjellë një fotografi të varrit të Maradonës. Kishte tri tufa me lule të thata, vetëm kaq. Jashtë varrezave kishte murale në të gjithë lagjen”. Gamarnik ka dokumentuar gjithçka me disa foto. Postimi është bërë menjëherë “viral”.

Ndër të parët që u përgjigj ishte Mariano Israelit, një mik i përjetshëm i Diegos, të cilit nuk i pëlqyen polemikat: “I dashur @coragamarnik, pashë që postimi yt u shfaq në ‘Todo Noticias’ dhe më duket e çuditshme që ke hyrë në një varrezë private, pa lejen e askujt nga familja.

Në varreza nuk ka rëndësi sa lule vendosni. Kur është 30 gradë jashtë, lulet thahen dhe dëmtohen. Duhet të bësh më shumë kujdes kur i thua këto gjëra. Si shok shkova atje, nuk e pashë vendin e braktisur.

Para së gjithash të kërkoj të mos sjellësh asgjë përmes fotove të tua, sepse askush nuk ta ka kërkuar. Ju lutem respektoni mikun tim Diego. Faleminderit”.

You may also like