Shkupjani goditi me veturë një polic duke ikur si nëpër filma, Prokuroria kërkon paraburgim – Shqip

by admin
Spread the love

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një 36-vjeçari nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur me 14 shkurt, respektivisht pas mesnate në afërsi të fabrikës “Birraria Shkup”.

“I dyshuari ka qenë duke vozitur veturën “Renault Laguna” me targa të Shkupit dhe në fillim nuk ka respektuar urdhrin për ndalim në komunikacion, me sinjalistikë drite të lëshuar nga disa policë të Njësisë së Policisë për Intervenim. Në vend që të ndalonte për kontroll personal dhe identifikim, ai ka rritur shpejtësinë e mjetit dhe ka shmangur kontrollin e policisë. Përmes radiolidhjes policore është shpallur kërkim për gjetjen e veturës së të dyshuarit, pas së cilës në vendin kritik është bërë bllokadë nga patrulla policore e zyrtarëve të policisë nga SPB-Shkupi. Kur ka arritur në bllokadën e rrugës, i dyshuari sërish ka tentuar ta shmangë atë dhe ka vazhduar me vozitje drejt hyrjes së fabrikës. Hyrja është bllokuar nga disa policë me veturë zyrtare, ndërsa polici i plagosur ka dalë për t’i dhënë të dyshuarit shenjë ndalimi në komunikacion. Në atë moment, i dyshuari e ka drejtuar veturën e tij në drejtim të trupit të të lënduarit dhe e ka goditur me pjesën e përparme, duke i shkaktuar lëndim trupor – mavijosje dhe prerje në këmbën e djathtë, si dhe ka dëmtuar edhe veturën policore të vendosur për bllokim”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

You may also like