Shkencëtarët zbulojnë se përse me kalimin e moshës na duket sikur koha kalon më shpejt

by admin
Spread the love

Thënia ‘koha fluturon‘ duket se bëhet më realitet me kalimin e moshës. Një moment je një fëmijë i shkujdesur dhe më pas, sa hap e mbyll sytë, je një i rritur me shumë përgjegjësi. Shkencëtarët ende nuk e kanë gati një përgjigje për këtë fenomen, por për ta shpjeguar kanë formuluar disa teori.

Cindy Lustig, një profesore e psikologjisë në Universitetin e Miçiganit, tha: “Si fillim një gjë e tillë ndodh se kur jemi më të vjetër, ne priremi të përjetojmë një rutinë të përditshme dhe pak ngjarje të mëdha historike, siç kemi kaluar shpesh herë gjatë jetës, të cilat përcaktojnë epoka të ndryshme të ‘kohës së jetës sonë’.”

Për një fëmijë pesëvjeçar, një vit është 20% e jetës së tyre e mbushur me përvoja teksa zbulojnë botën përreth tyre. Megjithatë, e njëjta kohë është vetëm 2% e jetës së një 50-vjeçari që ka të ngjarë të ketë më pak përvoja të reja në jetë. Lustig shpjegoi se truri ynë kombinon ditë dhe javë të ngjashme, gjë që duket sikur gjithçka përzihet së bashku. Njerëzit matin kohën me ngjarje të paharrueshme; dhe ndërsa plakemi, ato janë të pakta dhe shumë larg në distancë kohore. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve mund të kujtojnë diçka që kanë bërë një herë dhe jo qindra herë.

Një tjetër teori që qarkullon rreth komunitetit shkencor vjen nga Adrian Bejan në Universitetin Duke, i cili sugjeron se “fluturimi i kohës” vjen si pasojë e një truri të plakur. Bejan publikoi kërkimin e tij në vitin 2019, i cili thotë se perceptimi ynë për përvojat e jetës mund të jetë i anuar ndërsa plakemi dhe truri ynë kërkon më shumë kohë për të përpunuar imazhe të reja mendore.

Nga ana tjetër, më herët në jetë, truri mund të marrë informacione të reja shumë shpejt, duke e lejuar atë të përpunojë më shumë informacione në të njëjtën periudhë – duke i bërë ditët të duken se zgjasin shumë më gjatë sesa mund të zgjasin më vonë. Sipas Bejan, ndryshimet fizike në nervat dhe neuronet tona luajnë një rol të madh në perceptimin tonë të kohës ndërsa plakemi. Me kalimin e viteve, këto struktura bëhen më komplekse dhe përfundimisht degradohen, duke krijuar më shumë rezistencë ndaj sinjaleve elektrike që marrin.

You may also like