Shkencëtarët botërorë janë urdhëruar ‘të fshehin’ faktin se temperatura e tokës nuk ka ndryshuar 15 vitet e fundit (fotot)

by admin
Spread the love

Shkencëtarë botërorë që po punojnë në një prej studimeve më autoritare mbi ndryshimet klimatike, raportohet se janë nxitur nga autoritetet të fshehin faktin që temperatura e tokës nuk ka ndryshuar në 15 vitet e fundit, shkruan e përditshmja ‘autoritare’ britanike Daily Mail.

Një kopje e publikuar anonimisht e një raporti të OKB, e hartuar nga qindra shkencetarë nga vende të ndryshme, tregon se politikanët në Belgjikë, Gjermani, Hungari e SHBA, kanë ‘ngrysur vetullat’ dhe ankuar ndaj draftit final të studimit.

Studimi që publikohet javën që vjen duhet të adresojë faktin që prej vitit 1998 që konsiderohej ‘më i nxehti i regjistruar’, temperaturat botërore nuk i kanë kaluar kuotat e vendosura, dhe shkencëtarët nuk kanë arritur ta shpjegojnë këtë sipas teorisë së ‘ngrohjes globale’.

Raporti është rezultat i punës gjashtë vjeçare të panelit të ndryshimeve klimatike të OKB, që konsiderohet si autoriteti kryesor mbi çeshtjen, ku dhe bazohen politikat e gjelbra të adoptuara nga qeveritë.

Dokumentet e publikuara fillimisht nga rrjeti amerikan Associated Press, zbulonin shqetësime të thella të politikanëve për ‘mungesën e ndryshimeve klimatike’ dekadën e fundit.

Gjermania raportohet se ka kërkuar fshirjen e provave për ngadalësimin e ngrohjes globale, duke thënë se periudha prej 10 deri në 15 vjet mund të jetë “keq-udhëzuese” prandaj më mirë duhet fokusuar në dekada apo shekuj.

Ndërsa Hungaria tha se ishte e shqetësuar se raporti mund t’i japë zë “mohuesve të ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga njeriu”.

Belgjika gjithashtu kundërshtonte përdorimin e vitit 1998 si nisje të statistikave, duke sugjeruar se ato dukeshin më mirë nëse kryheshin për vitet 1999, 2000 e më lart, shkruan Daily Mail.

Delegacioni i SHBA gjithashtu vendosi peshën e tij, duke nxitur autorët mos shpjegonin mungesën e ngrohjes globale por të përdornin “hipotezën bazë” se “rritja e ngrohjes po absorbohet nga oqeanet, të cilat po bëhen më të ngrohta”.

Raporti i fundit pararendës i publikuar në 2007 kishte qenë gjithashtu objekt kritikash pas pretendimit qesharak se Himalajat mund të shkriheshin deri në vitin 2035, sqaron Daily Mail.

Kjo më pas u përfshi gjithashtu në skandalin e njohur si ‘Climategate’ pas publikimi të email-eve që zbulonin se shkencëtarët manipulonin të dhënat për t’i bere sa më bindëse në favor të “ndryshimeve klimatike”.

Raporti i fundit prej gati 2,000 faqesh do të prezantohet për krerët e 195 qeverive javës që vjen në Stockholm, të cilët do të diskutojnë për “masat që duhen marrë”.

Por polemika të shumta janë ngritur për përmbledhjen prej 20 faqesh që do t’u prezantohet atyre, ku jepen konkuzionet kryesore të studiuesve.

Raporti pritet të thotë se ngrohja mes viteve 1998 e 2012 është rreth gjysma e mesatares prej vitit 1951 – dhe kjo prej “variacioneve natyrale si fenomenet ciklike oqeanike El Nino e La Nina dhe efekteve ftohëse të vullkaneve”.

Drafti nuk është një studim i ri por një sintezë e punës së shkencëtarëve nga e gjithë bota, mbi të cilin priten diskutime të ashpra të interesave të ndryshme.