Shihni momentin kur një stuhi e rrallë breshëri frikëson lopën dhe ngre ujin e pishinës përpjetë (Video)

by admin
Spread the love

Një stuhi breshëri me madhësinë e një top bejsbolli, ka prekur një pjesë të Floridës dhe Teksasit.

Një banor nga Teksas, Gary Clayton ka publikuar momentet kur breshëri në formën e copave të mëdha, binte mbi pishinën e tij, ku formonin dallgë të mëdha. Po ashtu, pranë pishinës, pas gardhit të shtëpisë, dallohet dhe një lopë e cila ishte me nxitim për të gjetur strehim diku pranë, që mos lëndohej nga kokrrat e mëdha të breshrit. Lopa ishte në gjendje të gjente strehë dhe nuk u lëndua, raportoi Fox Weather.

Kokrrat e breshrit që goditën Dublinin ishin 7.62 cm në diametër, të cilat janë përafërsisht, sa topat e tenisit dhe topat e bejsbollit, thanë disa vëzhgues të stuhisë.

Ishte vetëm një nga dhjetëra stuhitë e raportuara në Teksas dhe në Bregun e Gjirit. Një tjetër stuhi e fuqishme breshëri goditi Palm Bay, Florida, me trashësi deri në 15.2 cm, raportoi shefi meteorolog i FOX13, Paul Dellegatto.