Shifra të çmendura për një 16-vjeçar, Reali ofertë “faraonike” për talentin brazilian

by admin
Spread the love

Tradita e Real Madridit për të marrë lojtarë të rinj nga Brazili, duket se do të vazhdojë ende. “Los Blancos” janë futur në garë për të blerë përfundimisht talentin brazilian 16-vjeçar, Endrick.

Siç raporton dhe prestigjiozja “Marca”, Real Madridi do të ishte i gatshëm të paguante një shumë marramendëse prej 72 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Klauzola e sulmuesit të Palmeiras është me vlerë 60 milionë euro dhe 12 milionë të tjera do të shkonin për bonuse. Këtë ofertë, Real Madridi do ta çojë në drejtim të klubit brazilian vetëm në korrik të vitit 2024, kur sulmuesi të ketë mbushur 18-vjeç.

Endrick shikohet si pikë projekti për të ardhmen e klubit nga Galaktikët. Më parë këta të fundit, morën nga Brazili dhe dy talentë të tjerë si Vinicius Junior dhe Rodrygo, që tani janë kthyer në titullarë të padiskutueshëm. /oversport.tv

Foto: SE Palmeiras, Facebook

 

You may also like