Shënoi ‘golin e nderit’ kundër Barcelonës, Rrahmani pas eleminimit nga Champions: Dalim me kokën lart

by admin
Spread the love

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Armir Rrahmani foli për mediat italiane pas eleminimit të mbrëmshëm nga kompeticioni i “Champions League” ku u mposhtën 3-1 nga Barcelona e Xavit.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës arriti të shënonte një gol në minutën e 30-të që nuk i vlejti skuadrës, pasi ishte e pamundur përmbysja përballë katalanasve.

Megjithatë ai tha se skuadra po largohet me kokën lart nga Champions pasi kishte raste kur mund të kishin barazuar Barcelonën.

“Ne dalim me kokën lart sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të kishim bërë më mirë kur ishte rezultati 2-1, mund të shënonim golin e barazimit. Por nëse nuk shënon do të pësosh. Ne u përpoqëm të shtynim lart, por nuk ia dolëm, në fakt pësuam disa kundërsulme, presioni nuk u bë mirë”- tha Rrahmani.


Top Channel

You may also like