Sheikët zbarkojnë në Milano, “PIF” piketon aksionet kuqezi. Arabët kanë nisur bisedimet, gati oferta për “djallin”

by admin
Spread the love

Thashetheme të reja për të ardhmen e Milanit. Gazeta “La Repubblica” konfirmon interesin e fortë të arabëve për klubin kuqezi, i cili tashmë ka përfunduar nën monitorimin e fondit “PIF”, ai që menaxhon Njukasëllin në Premier Ligë. Ditët e fundit, zbulon e përditshmja, në Itali janë shfaqur përfaqësues të fondit të qeverisë saudite.

Kjo duket një lëvizje konkrete që dëshmon synimin për të marrë seriozisht blerjen e klubit 19 herë kampion italian. Objektivi do të ishte mazhoranca e aksioneve që tashmë zotërohet prej dy sezonesh nga Xherri Kardinale, pronar i fondit amerikan “RedBird”.

STRATEGJIA –

Manjati italo-amerikan, i cili mori drejtimin e Milanit menjëherë pas fitimit të titullit në vitin 2022, ka shprehur gjithmonë  dëshirën e tij për të rritur klubin me investime të balancuara në përputhje me llogaritë. Iniciativë e tij edhe lëvizja e për të përfshirë Zlatan Ibrahimoviç si konsulent për kuqezinjtë duke qenë se suedezi kishte njohje të thella të dinamikave në shoqëri sportive e sidomos te Milani ku luajti në katër vitet e fundit.

Fondi “PIF”, i pikasur në Milano me disa nga përfaqësuesi e tij, do të synonte të merrte përafërsisht 50% të klubit, pra shumën e barabartë me borxhin që “RedBird” krijoi me “Elliott” në kohën e ndryshimit të pronësisë përafërsisht një vit dhe gjysmë më parë. Një hap i parë përgatitor drejt blerjes totale.

Për momentin, megjithatë, Kardinale nuk duket të ketë objektivin për të shitur klubin dhe raportohet se mbetet në kërkim të investitorëve potencialë dhe mundësisht pa hequr dorë nga mazhoranca e aksioneve që i garanton edhe vendimmarrjet kryesore.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

You may also like