SHBA – Shtëpia e Bardhë: Sulmi me dronë i Iranit kundër Izraelit do të zgjasë disa orë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 prill /ATSH-AFP-DPA-ANSA/ – Sulmi i Iranit me dronë ndaj Izraelit ndoshta do të zgjasë disa orë, tha sot Shtëpia e Bardhë duke përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për popullin e Izraelit.

“Ky sulm ka të ngjarë të ndodhë brenda disa orësh”, tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA në një deklaratë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin “mbrojtjen” e Izraelit kundër “këtyre kërcënimeve të Iranit”.

Irani ka nisur një sulm me dronë nga brenda territorit të tij drejt Izraelit, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Media shtetërore iraniane konfirmon se një sulm hakmarrës është duke u zhvilluar ndaj Izraelit, duke thënë se një operacion i gjerë me dron nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) filloi disa minuta më parë, në një raport në televizionin shtetëror.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi i tij ishte i përgatitur për gjithçka.

Presidenti amerikan Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë për “konsultime urgjente”.

Izraeli mbyll shkollat ​​dhe kopshtet dhe ndalon tubimet e më shumë se 1 000 personave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like