SHBA paralajmëron Ukrainën që të godasë më tej korrupsionin

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Ukrainën se duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin ose rrezikon të humbasë ndihmën.

Disa zyrtarë amerikanë i thanë CNN se Uashingtoni i ka dërguar një sërë paralajmërimesh Kievit në javët e fundit, duke thënë se disa lloje të mbështetjes financiare do të lidhen me përparimin e tij në eliminimin e korrupsionit qeveritar.

Një zyrtar i tha rrjetit: “Mesazhi për ukrainasit ka qenë gjithmonë se nëse ndonjë nga këto fonde shpërdorohet, atëherë kjo rrezikon të gjithë ndihmën e SHBA për vendin.”

Sipas CNN, Departamenti i Shtetit i SHBA i dërgoi gjithashtu Ukrainës një shënim zyrtar në fund të verës me një sërë kriteresh anti-korrupsion që duhet të ndjekë për të vazhduar marrjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore.

Administrata Biden ka kërkuar një fond shtesë prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën ndërsa kundërsulmja e saj po vazhdon, por kundërshtimi republikan po rritet, me disa që kërkojnë më shumë mbikëqyrje se si përdoret.


Top Channel

You may also like