SHBA nuk ndalet! Bomba në Jemen, Blinken niset drejt Lindjes së Mesme

by admin
Spread the love

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u nis drejt Lindjes së Mesme në atë që është praktikisht, turi i tij i pestë në rajon që prej tetorit, kur shpërtheu konflikti mes Hamasit dhe Izraelit.

Rrugëtimi që vjen në mesin e një ofensivë të SHBA-së ndaj rebelëve Huthi, pritet ta çojë shefin e diplomacisë amerikane në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar, Izrael dhe Bregun Perëndimor. 5 ditë është llogaritur të zgjasë qëndrimi i tij që në fokus, siç vetë Blinken pohoi përpara nisjes, do të ketë situatën e rënduar humanitare në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara dhe Britania ndërkohë, gjatë fundjavës goditën 36 objektiva të tjerë të rebelëve Huthi në Yemen në valën e dytë të sulmeve ajrore ndaj grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat kanë sulmuar vazhdimisht interesat amerikane dhe ndërkombëtare që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas.

Pas sulmeve, Irani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos godasin dy anije mallrash iraniane, të cilat dyshohen prej kohësh se shërbejnë si baza operacionale për komandot iraniane.

Rebelet nuk dhanë detaje për dëmin e shkaktuar, por Shtetet e Bashkuara njoftuan se u goditën arsenale raketash të mbajtura nëntokë, platformat e nisjes së raketave, si dhe helikopterët që përdoreshin nga rebelët. Huthit sërish nuk zbrapsën, por përmes zëdhënësit së tyre ushtarak, gjeneralit të brigadës Yahya Saree u shfaqën sfidues duke pohuar se “këto sulme nuk do t’i dekurajojnë forcat jemene nga vazhdimi i mbështetjes për palestinezët” dhe se ato “nuk do të mbeten pa përgjigje”.


Top Channel

You may also like