SHBA-ja shpall Grupin Wagner, organizatë kriminale! Trupat e saj po kryejnë krime lufte në Ukrainë

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Grupin Wagner (Vagner) “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale” dhe kanë shënjestruar individë dhe entitete që janë pjesë e rrjetit global të këtij grupi rus të mercenarëve.

Departamenti amerikan i Thesarit tha më 26 janar se sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë individë dhe 12 entitete, përfshirë edhe një kompani të imazheve satelitore nga Kina dhe kompani dhe persona në Republikën Qendrore Afrikane, ku Wagner ka mercenarë aktivë, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e Thesarit tha se sanksionet janë pjesë e përpjekjeve për të “degraduar aftësinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”.

Mijëra trupa të Wagner-it po luftojnë në Ukrainë dhe themeluesi i këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, publikisht ka tentuar që të marrë meritat për përparimet në fushëbetejë. Ai po ashtu është parë në video duke rekrutuar luftëtarë për Wagner-in në burgjet ruse, duke u premtuar të burgosurve falje nëse marrin pjesë në luftime.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë kanë fajësuar trupat e Wagner-it për mizoritë kundër civilëve në Ukrainë, teksa pushtimi rus i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e 12-të.

“Teksa sanksionet ndaj Rusisë nga koalicioni ynë ndërkombëtar vazhdojnë të japin rezultate, Kremlini është i dëshpëruar duke kërkuar për armë dhe mbështetje – përfshirë edhe përmes Grupit brutal Wagner – për të vazhduar luftën e tij të pajustifikuar kundër Ukrainës”, citohet të ketë thënë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.


Top Channel

You may also like