SHBA – Biden: Trupat amerikane vrasin liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Lideri i al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri është vrarë në një sulm të SHBA-së në Afganistan, konfirmoi presidenti amerikan Joe Biden.

“Të shtunën, në drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfunduan me sukses një sulm ajror në Kabul, Afganistan, që vrau emirin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri”, tha Biden.

”Al-Zawahiri, 71 vjeç, ishte thellësisht i përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe për dekada të tëra ishte organizatori i sulmeve kundër amerikanëve”, tha presidenti amerikan.

”Tani, drejtësia është vendosur”, tha Biden.

Al-Zawahiri, një kirurg egjiptian i kthyer në terrorist, u emërua si kreu i al-Kaedës në vitin 2011, pasi Osama bin Laden u vra nga forcat e operacioneve speciale amerikane në vendstrehimin e tij në Pakistan.

Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim deri në 25 milionë dollarë për informacionin që çonte drejtpërdrejt në kapjen e al-Zawahirit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like