Sezoni fenomenal, Lautaro në podium me Mbape dhe Kejn

by admin
Spread the love

Herri Kejn, Kilië Mbape dhe Lautaro Martinez. Vetëm këta të tre futbollistë kanë arritur që të marrin pjesë në 25 gola (mes rrjetave dhe asisteve) në kampiona për 2 sezonet e fundit radhazi. Argjentinasi iu bashkua këtij grupi futbollistësh pas golit të realizuar ndaj Atalantës, që duhet të ishte një nga sfidat më delikate për zikaltrit. Mirëpo u shndërrua në një goleadë dhe në një ndeshje stërvitore, siç e tha vetë trajneri i bergamaskëve.

Një dominim i tillë nuk mund të limitohet vetëm tek një personazh, por mbrëmja e fenomenit nga Bahia Blanka ishte një tjetër perlë, ashtu siç ka bërë shpesh në këtë sezon. Dhe nëse përdorim këto fjalë për një lojtar që ka humbur edhe një penallti, atëherë imagjinoni se çfarë sezoni dhe çfarë protagonizmi pati në ndeshje ai.

SPEKTAKËL- 23 gola në 24 javë. “Demi” Lautaro Martinez ka përmirësuar veten nga sezoni në sezon duke u futur me forcë dhe zotësi në 10 golashënuesit më të mirë në historinë e klubit. Dhe kapiteni ka një dëshirë të çmendur ndeshje pas ndeshje. Kundër Leçes shënoi golin e 100-të, pastaj edhe golin numër 101. Por 3 ditë më vonë arriti që të gjente golin 102 në kampionat duke shpërdoruar edhe të tjerë. Kur shënoi festoi me duart e hapura me të gjithë duke hapur duart dhe duke u ngopur nga ulërima e San Siros që thoshte emrin e tij.

PROTAGONIST

Të individualizosh ecurinë e jashtëzakonshme dhe historinë e klubit në një moment që po shkruan historinë nuk është aspak e lehtë. Në çdo rast, në fitoren 4-0 ndaj Atalantës Lautaro ka një peshë speficifike. Është e vërtetë që fillimi i ndeshjes ishte paksa i vështirë, por “Demi” i tregoi rrugën skuadrës se si fitohet kjo ndeshje. Goli i parë vjen pas një pasimi gjenial të numrit 10-të për Mkitarianin, ndërsa më vonë një predhë e tij godet traversën e Karnesekit.

Lautaro largohet nga zona kur është nevoja, jo për t’u shndërruar në asistmen, por për të goditur nga larg. I tillë ishte goli që realizoi. Kemi parë që me të djathtën është i frikshëm, por na zbuloi se edhe e majta e tij duhet mbajtur nën vëzhgim. Lautaro Martinez tashmë e ka fituar të drejtën për t’u quajtur kampion i madh, përkrah Mbapesë dhe Herri Kejnit. Të paktë janë sulmuesit që kanë një ecuri si ai në vitet e fundit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

You may also like