SEUL – SHBA-Kore e Jugut përfundojnë manovrat e përbashkët ushtarake

by admin
Spread the love

SEUL, 1 shtator /ATSH-DPA/- Manovrat e përbashkët ushtarake në vite nga forcat amerikane dhe koreano-jugore në gadishullin korean kanë përfunduar, njoftoi sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, në Seul.

“Manovra 11-ditore “Mburoja e Lirisë Ulçi” shkoi siç ishte planifikuar”, tha zëdhënësi.

Në Korenë e Jugut u ngritën shqetësime se Koreja e Veriut mund të kryente teste të raketave balistike gjatë manovrave. Qeveria komuniste në Phenian ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për planifikimin e një sulmi ndaj vendit.

SHBA ka stacionuar 28 500 trupa në Korenë e Jugut.

Pheniani ka testuar një numër raketash këtë vit, duke përfshirë edhe një raketë ndërkontinentale. Kjo ishte një arsye pse presidentët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së, Yoon Suk-yeol dhe Joe Biden, kishin rënë dakord të organizonin manovrat ushtarake.

Gjatë viteve të kaluara, dy aleatët anuluan ose ulën shkallën e manovrave të përbashkëta ushtarake për arsye diplomatike. Manovra e fundit ushtarake u zhvillua në vitin 2017.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like