SERBI – SNS projektohet fituese e zgjedhjeve parlamentare

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 17 dhjetor /ATSH-TANJUG/ – Sipas sondazheve paszgjedhore nga IPSOS/CeSID dhe bazuar në 65,1 për qind të kampionit, grupi parlamentar ”Serbia nuk duhet të ndalet”, që kryesohet dhe dominohet nga Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar 47,1 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, lista ”Serbia kundër dhunës” 23 për qind, Lista e SPS-së 6,9 për qind, koalicioni Nada 4,9 për qind dhe lëvizja “Ne-Zëri i Popullit” 4,8 për qind.

Koalicioni ”Dveri” dhe ”Zavetniku” është pranë pragut të futjes në parlament me 2,8 për qind.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se këto rezultate i japin grupit parlamentar  ”Serbia nuk duhet të ndalet” më shumë se 125 mandate në parlamentin e Serbisë.

Pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 55,9 për qind

Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54,6 për qind.

”Në Beograd pjesëmarrja deri në orën 19:00. ishte 54,3 për qind, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8 për qind”, sipas RTS.

Për sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet provinciale, deri më tani kanë dalë 56,3 për qind e votuesve, ndërsa vitin e kaluar kishin dalë 58,9 për qind e votuesve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like