Sekuestrohen 5 kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri në Aeroportin e Shkupit

by admin
Spread the love

Rreth 5 kilogramë stoli argjendi dhe bizhuterie janë sekuestruar nga ana e doganierëve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit pasi shtetas të huaj nuk i kanë deklaruar stolitë me çka kanë bërë shkelje të rregullave doganore.
Në njërin rast bëhet fjalë për rreth katër kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri ku shtetasi britanik, pronar i një argjentarie, ka tentuar të nxjerrë jashtë vendit, pa i deklaruar mallrat me karakter tregtar te doganierët. Stolitë janë zbuluar gjatë kontrollit të bagazheve të dorës dhe bagazheve shtesë, të cilat u kërkuan nga ana e doganierëve pas kontrollit të kartës së pasagjerit.

Në rastin e dytë, gjatë hyrjes në vend, janë sekuestruar 123 copë stoli argjendi të zbuluara pas kontrollit të një pasagjeri, shtetas turk, i cili udhëtonte nga Stambolli.

Drejtoria e doganave në kuadër të kompetencave të saj vazhdon të kryejë aktivitete për mbështetjen e tregtisë legale dhe parandalimin e ekonomisë gri.

MARKETING



You may also like