S’di ku të shkosh me atë? Pyet njëherë yjet, kanë ide brilante

by admin
Spread the love

Një darkë dhe film? Jo. Kjo është bërë shumë një gjë normale tashmë, ndaj hidhini një sy aktiviteteve interesante që duhet të bëni me partnerin ose partneren tuaj duke u nisur nga shenja e horoskopit.

Dashi: Merrni përsipër një ngjitje në mal.

Demi: Prenotoni një ditë çift në spa.

Binjakët: Shkoni dhe bëni qejf në një koncert jashtë vendit.

Gaforrja: Shpenzojeni ditën duke bredhur në një panair me gjëra antike.

Luani: Vishni pantallonat tuaja më serioze dhe mbathjani për në opera.

Virgjëresha: Ndizni disa qirinj dhe gatuani darkë bashkë.

Peshorja: Vizitoni një lagje unike dhe të re për ju në qytetin tuaj.

Akrepi: Shkoni pranë një lumi, ku të bëni qejf dhe të keni privatësinë tuaj.

Shigjetari: Vizitoni një fermë ose një kopsht zoologjik. Bricjapi: Shkoni të vizitoni një ekspozitë muzeu të veçantë.

Ujori: Aplikoni për t’u regjistruar ne kopshtin lokal të qytetit tuaj.

Peshqit: Shkoni për një piknik pranë detit./revistawho.com

You may also like