Schalke në krizë totale, gjermanët duan ti besojnë stolin Vladimir Petkovicit

by admin
Spread the love

Në 19 tetor Schalke 04 shkarkoi nga puna për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat trajnerin Frank Kramer.

Ndërkohë pas ndeshjeve të fundjavës në Bundesligë skuadra shkoi në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe tashmë zgjedhja e teknikut të ri është kthyer në një çështje shumë të rëndësishme.

Sipas mediave gjermane klubi i njohur ka kontaktuar Vladimir Petkovic. Ish-trajneri i Lazios është aktualisht pa punë, pas eksperiencës zhgënjyese te Bordeaux.

Kandidat për tu ulur në stolin e klubit gjerman është edhe ish-trajneri i Bochum, Thomas Reis. Aktualisht skuadrën e drejton tekniku i përkohshëm Matthis Kreutzer. / Oversport.tv

You may also like