Shënimi i Javës Evropiane të Imunizimit në Parkun e Qytetit në Shkup

by admin
Spread the love

Nën moton “Mbrojmë gjenerata”, me figurat fëmijërore “Bibi dhe Bobi” dhe shfaqjen e baletit të fëmijëve, sot në Parkun e Qytetit në Shkup, në skenën e hapur “Guaca”, do të shënohet Java Evropiane e Imunizimit.

Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, OBSH-në dhe UNICEF-in, të mbështetur nga USAID-i dhe BE-ja, fjalime do të kenë euroambasadori Dejvid Gir, përfaqësuesja speciale e OBSH-së, dr. Ane Johansen, përfaqësuesja e UNICEF-it dr. Patricia di Xhovani dhe një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bashkë ta ngritim vetëdijen për rëndësinë e imunizimit, si segment i rëndësishëm për ndërtimin e imunitetit kolektiv, parandalimin e epidemive dhe sigurimin e brezave të shëndoshë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

MARKETING



You may also like