Lëndohet Rashica, mbyll edicionin para kohe?

by admin
Spread the love

Te skuadra e Beshiktashit kanë marrë një lajm të hidhur në lidhje me situatën e Milot Rashicës.

Rashica ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës në ndeshjen e fundit dhe pas ekzaminimeve është konfirmuar se duhet të qëndroj jashtë fushe për një periudhë.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura por mediumet turke kanë raportuar se gjasat janë të mëdha që Rashica nuk do të kthehet këtë edicion për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i krahut, lëndimin e pësoi në fitoren e Beshiktashit 1:0 ndaj Ankaragucut në kuadër të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë.

Në njoftimin e Beshiktashit turk thuhet se Rashica tashmë ka nisur fazën e rikuperimit dhe është nën monitorimin e mjekëve të klubit.

27-vjeçari verën e shkuar iu bashkua ekipit turk me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 7 asistime në të gjitha garat.

You may also like