Pësoi 31 gola në 90 minuta, portieri: Mezi prisja të mbaronte ndeshja!

by admin
Spread the love

Imagjinoni ditën më të keqe në punë… dhe shumzojeni me 31. Nëse do të arrini një ditë që ta bëni diçka të tillë atëherë mund të “ngushëlloheni” pasi një ditë e tillë ishte 11 prilli i 2001-it për portierin e Samoas Amerikane.

Niki Salapu ishte portier i ekipit, i cili mban rekord për humbjen më të thellë në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Kore e Jugut dhe Japoni 2002”.

“Po mundohesha që të mbaja brenda emocionet. U mundova që të qëndroja stoik deri në momentin që të shkoja në dhomën e zhveshjes”, komenton Niki Salapu.

Humbja e thellë kishte shumë rrethana lehtësuese. Shteti i Samoas Amerikane numëronte në atë kohë vetëm 58.000 mijë banorë ndërsa Australia 19 milionë.

Samoa Amerikane ishte federuar në FIFA vetëm tri vite më parë. Ndërsa FIFA ishte treguar e qartë në atë kohë se shtetin e vogël të Paqësorit do të mund të përfaqësonin vetëm lojtarë me pashaportë amerikane.

Vetëm Salapu mund të grumbullohej ndërsa për pjesën tjetër të ekipi gjithçka ishte shumë e vështirë. “E kishim shumë të vështirë që të ndërtonim një ekip madje për të plotësuar numrin u detyruam që të rekrutonim të rinj nga shkollat e mesme”, tregon ish-portieri, i cili sot është 43-vjeç.

Në atë kohë ai ishte veteran edhe pse ishte vetëm 20 vjeç. Në ekip luanin tre 15-vjeçarë ndërsa mesatarja e moshës së skuadrës ishte vetëm 18 vjeç].

You may also like