Aggeler uron Siljanovskën, presidenten e parë grua të RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut.

Aggeler thotë se është historike që për herë të parë një grua bëhet presidente e Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, shkruajti Aggeler.

You may also like