“Sa të keni Amerikën”, Blinken mesazh i qartë në Izrael-SHBA nis armatime!

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krah të Izraelit, premtoi kreu i diplomacisë amerikane Anthony Blinken gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

Mesazhi i tij ishte i qartë e i drejtpërdrejtë; ai foli për rrënjët e tij hebreje, shprehu tmerrin e tij personal ndaj sulmeve të Hamasit brutaliteti i të cilit sic tha, duhet dënuar me forcë, e premtoi akoma edhe më shumë armatime e municione.

“Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky: Ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten. Por përsa kohë Amerika ekziston, kurrë nuk do të jeni vetëm. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush dhe po e mbajmë fjalën e dhënë, duke nisur nga furnizimi me interceptorët e municioneve për të rimbushur Iron Dome, bashkë me materiale të tjera e dërgesat e para ushtarake që kanë mbërritur tashmë në Izrael. Të tjera janë rrugës. Teksa nevojat e mbrojtjes së Izraelit rriten, do të punojmë me Kongresin për t’u siguruar që ato të përmbushen. Dhe mund t’ju them se ka një mbështetje dërrmuese dypartiake në kongresin tonë për sigurinë e Izraelit”, u shpreh Blinken.

Në fjalët e Blinkenit kishte megjithatë edhe doza kujdesi. Sekretari amerikan i shtetit kujtoi se demokracitë e dallojnë veten nga terroristët duke ruajtur disa standarte.

“Vlera që i kushtojmë jetës njerëzore dhe dinjitetit njerëzor… është ajo që na bën ata që jemi,” u shpreh ai. “Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmet në radhët e civilëve”, shtoi kreu i diplomacisë amerikane, një jehonë e qartë kjo ndaj thirrjes së djeshme të Presidentit Joe Biden që Izraeli të ndjekë rregullat e luftës ndërsa bombardon Gazën.

Nga Netanyahu, pati një sfidë për fqinjët e tij në Lindjen e Mesme. Hamasi, tha ai, duhet të trajtohet si ISIS dhe “të mos pranohet nga komuniteti i kombeve”. Vizita e Blinkenit, që nesër pritet të takohet me Presidentit e Autoritetet palestines, Mahmud Abaz, vjen në kohën kur shteti hebre po përgatitet për sulm të mundshëm tokësor në Gaza. Me herët, Netanyahu, u zotua se do të “shpartallojë dhe shkatërrojë” Hamasin me mbështetjen e një kabineti të ri lufte të formuar të mërkurën, i cili përfshin dhe një kritik të ashpër opozitar.

“Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur”, deklaroi kryeministri i izraelit në një fjalim televiziv.


Top Channel

You may also like