“Sa paguhesh për Big Brother?”, Jonida Vokshi jep përgjigjen epike

by admin
Spread the love

Jonida Vokshi është një nga moderatoret më të njohura, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ajo është rikthyer tashmë në ekran, teksa e shohim të prezantojë së bashku me moderatorin Alaudini Hamiti reality-show-n “Big Brother VIP” në Kosovë.

Një eksperiencë tërësisht e re kjo për Jonidën, e cila së fundmi ka vendosur të tregojë disa gjëra interesante për të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale. Moderatorja ka gjetur pak kohë të lirë për ta, për të zhvilluar një bisedë virtuale, e t’i shuajë kuriozitetin ndjekësve të saj.

Në adresën e Jonidës kanë mbërritur shumë pyetje, por sigurisht ajo i ka dhënë përgjigje vetëm disa prej tyre. E sigurisht, një prej ndjekësve të saj i ka bërë edhe një nga pyetjet tipike shqiptare se sa para merr Jonida nga televizioni për prezantimin e këtij programi.

‘Sa paguhesh në Big Brother VIP?’- ishte pyetja e bërë nga një prej ndjekësve, teksa edhe vetë Jonida Vokshi i ka dhënë një përgjigje tipike shqiptare, duke thënë se e bën për pasion. “E bëj për pasion”- shkruan ajo, duke e shoqëruar përgjigjen e saj me disa emoji duke qeshur.

You may also like