sa është pasuria e ish-kancelarit? – Shqip

by admin
Spread the love

Një vello heshtjeje mbulon ish-kancelarin gjerman Gerhard Schroeder. Pas ndërmjetësimit misterioz për Ukrainën me mikun e tij të ngushtë Vladimir Putin, ai është kthyer në Hanover, por nuk ka dashur të tregojë se çfarë i ka thënë saktësisht Putinit në takimin e tyre 5 orësh.

Ndërkohë, është dikush që thotë se ai duhet sanksionuar si të qe një oligark. Përfaqësuesi i Unionit të Krishterë për të Drejtat e Njeriut, Michael Bradt, kërkon që Schroeder të përfshihet në listën e personave ndaj të cilëve BE-ja ka vendosur sanksione. Brad akuzon qeverinë gjermane se nuk merr vendime për një figurë kyçe në rrethin e presidentit Putin, siç është pra ish-kancelari gjerman. Duke folur për Tagesspiegel, Bradt theksoi se kancelari Sholtz duhet të sigurojë që “Schroeder, i cili u emërua personalisht nga Putin si lider në sektorin energjetik rus dhe merr qindra mijëra euro për ta përfaqësuar atë, më në fund do të sanksionohet”.

Në përgjigje, zëvendësministri i Jashtëm Andreas Michaelis i tha gazetës gjermane se një kërkesë e tillë ishte refuzuar deri më tani. Ministria rikujton se deri më tani janë sanksionuar ndaj 511 persona dhe dy subjekte. Në rast se sanksionohet, llogaritë e tij bankare do të ngrihen dhe ai mund të mos jetë në gjendje të udhëtojë lirshëm në Evropë. Por kjo masë ndaj tij nuk llogaritet për momentin e as që përflitet.

Por sa është pasuria personale e Schroeder-it?

Hannoverische Allgemeine Zeitung shkruan se edhe pas mandatit të tij (1998-2005) ai vazhdon të ruajë shumë privilegje me të ardhura nga taksapaguesit, kjo pavarësisht aktivitetit të tij biznesor në ekonominë ruse. Së pari, ai merr një pension që shkon në 35% të pagës së tij si kancelar, rreth 7062 euro në muaj. Kësaj shume i shtohen edhe pagat për periudhën kur ai ishte kryeministër i Saksonisë së Poshtme dhe deputet i parlamentit gjerman. Si ish-kancelar me zyrë në Berlin, taksapaguesi gjerman mbulon edhe shpenzimet e stafit. Ai vetëm vitin e kaluar ka marrë 407 mijë euro nga arka publike për pagat e bashkëpunëtorëve të tij.

Nga ana tjetër, Schroeder iu bashkua kompanisë administruese të gazsjellësit Nord Stream menjëherë pas humbjes së tij në zgjedhje, duke përmbushur një kërkesë të Presidentit Putin. Ai në atë kohë tha se një propozim i tillë nuk mund të refuzohej.

Dhe procesi vazhdoi. Ai u bë kryetar i komitetit aksionar, në të cilin kompania shtetërore Gazprom ka shumicën. Në vitin 2006 ai u bë kryetar i Bordit i filialit të Gazprom-it në Nord Stream. Si kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore ruse Rosneft, ish-kancelari mori një pagesë prej 600 mijë eurosh. Si kryetar i komitetit të aksionerëve të Nord Stream AG, paga e tij thuhet të jetë 250,000 dollarë në vit.

Sipas Hannoversche Allgemeine Zeitung, prona e tij private vlerësohet në 20 milionë euro. Asnjë kancelar tjetër para tij nuk ka patur marrëdhënie kaq intensive me ekonominë. Në fakt, pas politikës, ai bëri një karrierë të dytë si lobist për interesat ruse. Pasi u rekrutua nga ekonomia ruse, emri i tij u la në hije nga dyshimet për korrupsion që ai i mohonte vazhdimisht. /tesheshi.com/

You may also like