Rusia bën thirrje për ‘përmbajtje’ pas akuzave të vrasjes së katër ushtarëve armenë nga Azerbaixhani (fotot)

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e qeverisë ruse Maria Zakharova, tha sot se “bëjmë thirrje për përmbajtje dhe zgjidhje të çështjeve konfliktuale mjete paqësore, politike e diplomatike,” pasi katër luftëtarë armenë u vranë në rajonin e kontestuar separatist të Nagorno-Karabak.

Zyrtarët në Karabak thanë se ushtria e Azerbaixhanit hapi zjarr me artileri ndaj pozicioneve armeve, në një rindezje të pashpjeguar të përplasjeve që kanë shkaktuar viktima të shumta.

Zhvillimi i trishtë vjen në kohën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA mes fqinjëve në armiqësi të vjetër.

Rusia ka qenë më parë garantuese e rajonit ish-sovjetik ndërsa sot shprehu shqetësim për luftimet e reja mes armiqve të Kaukazit malor.

“Njësi të ushtrisë së Azerbaixhanit hapën zjarr me artileri ndaj pozicioneve armeve. Katër ushtarakë u vranë si rezultat i këtij provokimi nga Azerbaixhani”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Karabak, sipas rrjetit francez AFP.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan paralajmëroi për rrezik destabilizimi.

“Nxis komunitetin ndërkombëtar të marra hapa praktikë për të siguruar të drejtat dhe sigurinë e popullit të Nagorno-Karabak”, tha ai në një mesazh.

Përplasjet kanë qenë të vazhdueshme në kufirin mes Armenisë e Azerbaixhanit megjithë përpjekjet diplomatike të të dy palëve me ndërmjetësim të BE e SHBA.

Armenia ka akuzuar Azerbaixhanin dhe për një bllokadë ndaj rajoneve etnike armenëve të Karabak, duke thënë se po shkaktonte një krizë humanitare.

Por Azerbaixhani insiston se karvanët e ndihmave dhe civilëve mund ta udhëtojnë në rajon.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka pranuar se Azerbaixhani ka ndaluar karvanë ndihmash drejt Karabak, duke shtuar shqetësimet për furnizimin me ushqim e mjekime.


Top Channel

You may also like