RUSI – Putini dhe Raisi diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

MOSKË, 16 prill /ATSH-DPA/- Pas sulmit raketor të Teheranit ndaj Izraelit, presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Lindjen e Mesme që të ushtrojnë vetëpërmbajtje gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi.

“Gjatë bisedës, Putini shprehu shpresën e tij se nuk do të kishte një raund tjetër konfrontimi”, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.

“Përshkallëzimi i konfliktit mund të ketë pasoja katastrofike për të gjithë rajonin”, tha ai. Rusia nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone në Izrael në fundjavë. Ushtria izraelite interceptoi pothuajse të gjitha raketat në hyrje.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like