RUSI – Moska: Kievi sulmoi ndërtesën e Flotës së Detit të Zi në Krime

by admin
Spread the love

MOSKË, 20 gusht /ATSH-DPA/- Në Krimenë e kontrolluar nga Rusia, e aneksuar nga Ukraina në vitin 2014 u raportua sot në mëngjes një shpërthim, pasi një dron i rrëzuar goditi ndërtesën e stafit të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol, sipas autoriteteve.

“Mbrojtja ajrore e flotës ka rrëzuar dronin. Ai ra në çati dhe u dogj. Nuk ka pasur të vdekur”, tha kreu i administratës lokale ruse, Mikhail Razvozhayev.

Zyrtari publikoi një foto të çatisë së shkatërruar, duke fajësuar Ukrainën për sulmin.

Imazhet dhe videot që qarkullojnë në median sociale, autenticiteti i të cilave nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, treguan një re tymi që ngrihej në qiell pas një shpërthimi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKosovë, 1 humbje jete dhe 303 raste të reja me COVID-19

You may also like