RUSI – Ekonomia tkurret me 4% në tremujorin e tretë

by admin
Spread the love

MOSKË, 16 nëntor /ATSH-DPA/- Ekonomia ruse ka vazhduar të tkurret ndjeshëm në tremujorin e tretë  te vitit, si rezultat i sanksioneve perëndimore, duke shënuar një rënie të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) me 4% në periudhën korrik-shtator.

Tkurrja në terma vjetore u bazua në shifrat paraprake të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave ruse “Rosstat”. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie më të madhe prej 4,7%.

Në tremujorin e parë, ekonomia u rrit me 3,5%, ndërsa në tremujorin pasardhës u tkurr me 4%.

Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”, recesioni mund të arrijë kulmin në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm pas një rënie të PBB-së prej më shumë se 8%. Ekonomia nuk pritet të rritet përsëri deri në tremujorin e tretë të 2023.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRestorant në banesën historike në Kala, përfiton restaurimin e çatisë

You may also like