Rusët i bëjnë 40-tat Prigozhin! Dhjetëra mbështetës vajtojnë për vdekjen e Shefit të Wagner, kujtohet si hero i Rusisë

by admin
Spread the love

Dhjetra vajtues kanë përshëndetur Yevgeny Prigozhin si një hero patriotik të Rusisë që i kishte thënë të vërtetën pushtetit.

Avioni privat Embraer me të cilin po udhëtonte shefi i Grupit Wagner u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash, muajin e kaluar.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit dy muaj pas ditës që nga rebelimi i dështuar i shefit të mercenarëve.

Kremlini tha se hetuesit po shqyrtonin mundësinë që avioni të ishte rrëzuar qëllimisht.

Në varrin e tij në Shën Petersburg, nëna e tij, Violetta, dhe djali i tij, Pavel, vendosën lule.

Mbështetësit valëvitën flamujt e zinj të Wagner-it që kanë një kafkë dhe moton “Gjak, Nder, Atdhe, Guxim”.

Në Ortodoksinë Lindore, besohet se shpirti bën udhëtimin e tij përfundimtar ose në parajsë ose në ferr në ditën e 40-të pas vdekjes.


Top Channel

You may also like