Rrokulliset autobusi në Turqi, humbin jetën nëntë persona dhe 30 tjerë lëndohen – Shqip

by admin
Spread the love

Në Aydincik në jug të Turqisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë një autobus me pasagjerë hungarezë është rrokullisur.

Nga kjo rrokullisje kanë humbur jetën nëntë persona dhe 30 tjerë janë lënduar.

Autobusi u rrokullis në Marmaris në juglindje të provincës Mardin.

Gjithqka ndodhi kur autobusi me plot pasagjerë u përplas në murin mbrojtës dhe u rrokullis.

Autoritetet turke kanë njoftuar se autoambulancat kanë dërguar me urgjencë të lënduarit në spital për trajtim.

E guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth 170 kilometra nga qendra e qytetit.

“I shprehi ngushëllime familjeve të vdekurve kurse të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë”, tha Pehlivan.

You may also like