Rritet numri i të viktimave në Gaza! Mbi 1200 palestinezë të vdekur, mijëra të tjerë të plagosur

by admin
Spread the love

Të paktën 1,203 palestinezë janë vrarë dhe 5,763 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite të Gazës të shtunën, tha të enjten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë” ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, ndërsa konflikti hyri në ditën e gjashtë.

Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në enklavën bregdetare. OKB tha të enjten më shumë se 330,000 njerëz janë  zhvendosur  atje që kur Izraeli filloi bombardimet e tij.

Sulmet e befasishme të Hamasit në Izrael në fundjavë vranë të paktën 1200 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.


Top Channel

You may also like