Rrëzohet apeli i Rusisë, lihet në fuqi vendimi për pezullimin e Komitetit Olimpik rus – Shqip

by admin
Spread the love

Apelimi i Rusisë kundër vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të pezulluar anëtarësimin është hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Komitetin Olimpik Rus u pezullua me efekt të menjëhershëm në tetor për një shkelje të rregullores olimpike.

Komiteti Olimpik Rus njohu organizata rajonale nga katër territore ukrainase të aneksuara ilegalisht nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të shkallë të plotë në shkurt 2022. Pezullimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të thotë që Komtieti Olimpik Rus nuk ka më të drejtë të funksionojë si një Komitet Kombëtar Olimpik.

Këshillat olimpikë nga rajonet e Luhanskut, Donetskit, Khersonit dhe Zaporizhias ishin njohur nga komiteti olimpik rus. Për këtë institucion, pezullimi u konsiderua si “një tjetër vendim kundërproduktiv me motive të dukshme politike”. Në dhjetor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi se atletët rusë dhe bjellorusë që janë kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024 do të lejohen të marrin pjesë si neutralë.

Kushtet e përfshirjes së tyre përfshijnë konkurrimin pa flamuj, stema apo himne të shtetit të tyre.
Komiteti Olimpoik Ndërkombëtar ka qenë nën presion për të ndaluar sportistët rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Paris 2024. Ukraina kishte kërcënuar të bojkotonte Lojërat Olimpike nëse ndalimi nuk vihej në zbatim.

Klan News

You may also like