Rrethohet katedralja në Këln të Gjermanisë, tre të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm

by admin
Spread the love

Oficerët e policisë të armatosur rëndë kanë rrethuar Katedralen e Këlnit, ku kardinali Rainer Maria Woelki do të udhëheqë meshën në natën e ndërrimit të viteve.

Tre persona, të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar, raportojnë mediat gjermane. Dyshohet se ata kishin lidhje me sulmet e planifikuara gjatë ndërrimit të viteve.

Më herët, në prag të Krishtlindjeve, u vunë në pranga me të njëjtat dyshime pesë persona.

Sipas informacioneve të policisë, grupi thuhet se kishte planifikuar një sulm me makinë. Për këtë arsye, parkimi nëntokësor i katedrales është nën kontroll dhe hyrjet e daljet janë nën vëzhgimin e punonjësve të policisë.

Policia e Këlnit tashmë ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë rreth Katedrales së Këlnit.


Top Channel

You may also like