Rreshjet e borës e gjejnë të përgaditur Komunën e Zhelinës, e gatshme për të përballuar sfidat e dimrit

by admin
Spread the love

Bllokimi i rrugëve nga rreshjet e borës duket se është një e shkuar tashmë për Komunën e Zhelinës pasi ky sezon i rreshjeve i ka gjetur të përgaditur dhe në kohë për të pastruar borën dhe hedhjen e krypës në vendet ku ka ngrica, shkruan InfoShqip.

Rrugët janë të kalueshme por përsëri kërkohet kujdes nga udhëtarët për të shmangur çdo rrezik të mundëshëm.

Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu ka publikuar pamje nga hedhja e krypës në vendbanimet e komunës edhe gjatë orëve të vona të natës.

“Vazhdojmë me hedhjen e krypës në disa vendbanime ku janë shfaqur ngrica përgjatë rrugëve. Kujdesi ndaj qytetarëve është prioritet i ynë, në çdo kohë!🚜❄
#komunaezhelinës #komunaezhelines”
, ka shkruar Sejdiu.

Blerim Sejdiu u zgjodh në zgjedhjet e fundit edhe për një mandat të dytë në krye të kësaj komune, e cila shihet se po ndryshon./InfoShqip.com

You may also like