Rrëfimi i Cameron Diaz, larg imazhit të divës së Hollywood: Më në fund jam e lirë

by admin
Spread the love

Cameron Diaz, e cila në gusht bën plot 50 vjeç, u rrit në qendër të vëmendjes. Në fillim modele, pastaj aktore e fokusuar 100% në Hollywood nga ku bëri shumë para. Por kur takoi dashurinë e jetës, Benji Madden, ja dedikoi jetën karrierës tjetër: bashkëshorte dhe mama.

Në një intervistë për BBC të dhënë së fundmi, Cameron foli për lirinë që ndjen dhe rehatinë e të jetuarit larg dhomave të ndërrimit dhe kamerave. Dhe që prej kohës kur u largua nga Hollywood as nuk shqetësohet për imazhin e saj para pasqyrës.

“Isha viktimë e objektivizmit të trupit femëror. Është e vështirë mos futesh në grackën e saj që konsiderohet e bukur nga shoqëria dhe vetëm tani që jam larguar ndihem vetvetja. Ndihem si një kafshë e egër, në lirinë e saj. Më në fund e lirë”, u shpreh ndër të tjera Diaz.

Tani aktorja thekson se prioriteti i saj është familja dhe t qëndrojë e shëndetshme për ta./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like