Romeo dhe Bora lënë pas të shkuarën, aktori puth në ballë moderatoren (FOTO)

by admin
Spread the love

Prej më shumë se një viti, marrëdhënia mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit ka qenë në qendër të medias rozë dhe opinionit publik. Raporti i tyre është gjithmonë shumë i komentuar dhe zgjon shumë interes për audiencën shqiptare që kërkon të dijë më shumë rreth tyre. Që pasi konfirmuan ribashkimin me njëri-tjetrin, kemi parë edhe më shumë postime mes Donaldit e Borës në rrjete sociale.

E së fundmi, jo veç mes Borës e Donaldit, por edhe mes, Borës e…Romeos, binjakut të Donaldit. Mesa duket, pas ribashkimit të çiftit, Romeo dhe Bora kanë rivendosur lidhjet e tyre dhe kanë rregulluar marrëdhënien me njëri-tjetrin. E kjo u pa jo vetëm në emisionin ‘Më lër të flas’ disa javë më parë, ku Bora ishte e ftuar, por edhe në një video të publikuar nga vetë Romeo në rrjetin e tij social, Instagram.

Binjakët dhe Bora ishin të ftuar në një festë, teksa nuk kanë munguar as videot në këtë natë argëtuese nga vetë ata. Romeo Veshaj postoi disa video, ku njërën prej tyre shihet krah Borës, duke shijuar jo vetëm nga një shot-s, por duke shijuar edhe muzikën e mikut të tyre të mirë, Elgit Dodës. Romeo shihet teksa i dhuron edhe një puthje në ballë kunatës së tij, duke na treguar se marrëdhënia e tyre tashmë është e mirë.

Kujtojmë, se ndërsa ishte e ftuar në puntatën e parë të emisionit ‘Më lër të flas’, Romeo zbuloi se Bora Zemani nuk i fliste gjatë periudhës së ‘Big Brother VIP’, ku banor i shtëpisë ishte Donaldi, tashmë partner i moderatores. Gjatë eksperiencës së tij në këtë reality show, ai krijoi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, që i dha fund menjëherë sapo doli nga shtëpia.

You may also like