ROME – Cameron: Armëpushimi i qëndrueshëm është ai pa Hamasin

by admin
Spread the love



ROME, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Çfarë nënkuptoj me armëpushim të qëndrueshëm? Të gjithë do të donin që kjo luftë të përfundonte tani, por kjo nuk është e qëndrueshme, theksoi ministri i Jashtëm britanik David Cameron në një konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin italian Antonio Tajani.

”Nëse do të ndalonim përfundimisht dhe do t’ia linim kontrollin Hamasit, edhe vetëm një pjesë e Gazës nuk do të funksiononte”, shtoi ai.

”Të thuash dua armëpushim dhe dua zgjidhje me dy shtete, këto dy gjëra nuk mund të shkojnë bashkë. Ne nuk mund të presim që izraelitët të jenë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete me Hamasin në kontrollin e një pjese të asaj që do të ishte Palestina, theksoi Cameron. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPeleshi: Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq


You may also like