ROME – Arrestohet një anëtar i dyshuar i Shtetit Islamik

by admin
Spread the love



ROME, 8 prill /ATSH-DPA/ – Policia italiane ka arrestuar një anëtar të dyshuar të grupit terrorist të Shtetit Islamik në aeroportin Fiumicino të Romës.

Policia tha se burri, një shtetas Taxhik, kishte udhëtuar në Siri në vitin 2014 për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Burri u arrestua gjatë rrugës për në stacionin e trenit të aeroportit pasi mbërriti në Romë me një fluturim nga qyteti holandez i Eindhoven.

Ai mbante disa pasaporta të falsifikuara, duke përfshirë ato nga Uzbekistani, Kazakistani dhe Ukraina.

Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ekstradimi dhe arrestimi i tij ishte pjesë e masave gjithëpërfshirëse në funksion të rritjes së rrezikut të sulmeve terroriste.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha se ”njësia speciale antiterroriste e Italisë kishte marrë një informacion për mbërritjen e anëtarit të dyshuar të Shtetit Islamik nga jashtë”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakHAPËSIRË – Eklipsi i Diellit errëson qiejt e Amerikës së Veriut


You may also like