Roko Vata shkëlqen te Celtic, klubet e mëdha të Europës e vëzhgojnë

by admin
Spread the love

Ajo që ndodhi një javë më parë sikur e bëri me krahë.

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Rudi Vata, është një nga emrat e momentit tek Celtic, dhe ja ku erdhi shkëlqimi i radhës.

Pasi debutoi në ekipin e parë, sulmuesi 17-vjeçar ishte protagonist në derbin e Celtic B ndaj Glasgow Rangers B, në derbin e qytetit, duke shënuar njërin nga golat, madje të parin.

Jo vetëm kaq, por siç theksojnë mediat skoceze, Rokoja provokoi rivalët duke festuar njërën nga rrjetat në fytyrë të një futbollisti kundërshtar.

Adoleshenti po kalon një karrierë të madhe me ekipin e të rinjve dhe tani me ekipin B të Celtic, ndërsa vlerësohet si një talent i madh për të ardhmen.

Djaloshi me baba shqiptar dhe nënë skoceze, pati vëmendje të madhe pikërisht në ndeshjen që debutoi në ekipin e parë, në fitoren 4-0 në fushën e Hibernianit në Premier Ligën e Skocisë.

Sipas raportimeve mediatike, gjashtë klube të mëdhenj të Europës kishin vëzhguesit e tyre në stadium dhe bëhet fjalë për Bayern e Munich, Juventusin, Milanin, Dortmundin, Atletikon e Madridit dhe Romën.

Edhe pse tifozët shqiptarë do të donin që Rokoja të ishte një yll për kombëtaren tonë, babai i tij, ish-kapiteni kuqezi Rudi Vata, thotë se shpreson që djali i tij të shkëlqejë për Irlandën.

Gjithsesi, sulmuesi është ende tepër i ri dhe sipas rregullave të FIFA-s ka mundësi që të ndryshojë përfaqësuese./ h.ll/abcnews.al

You may also like