RMV, nga 31 dhjetori deri më 2 janar nuk do të ketë fluturime, përderisa drejtori nuk i tërheq konkurset për punësim

by admin
Spread the love

Nga Sindikata e Kontrolluesve të Trafikut Ajror sot në mëngjes i kanë dërguar njoftim  drejtorit të M-NAV, Fahrudin Hamidi, se do të organizojnë grevë nga 31 dhjetori, festa e Vitit të Ri, deri më 2 janar, nëse nuk i tërheq dy konkurset e punës që i ka shpërndarë fshehurazi, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së Kontrolluesve të Trafikut Ajror, menaxhmenti nën udhëheqjen e drejtorit Fahrudin Hamidi e ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar para ministrit të transportit Blagoj Boçvarski, pasi që ka shfrytëzuar hapësirën që ka krijuar turma para festave dhe ka shpallur konkurs për punësim me kërkesa jo përkatëse.

Në njërën nga konkurset kërkohet “asistent biznesi” dhe në tjetrën realizohet synimi i vjetër i drejtorit të mëparshëm Migjen Selmani për t’u vendosur përsëri në M-NAV.

Për ish-drejtorin e M-NAV, Migjen Selmanin, u shpik posti i “këshilltarit për burime njerëzore”, që është sërish shkelje e marrëveshjes që u nënshkrua për t’i dhënë fund grevës së përgjithshme të paralajmëruar për 12 tetor, kur Hamidi u zotua se nuk do të ketë kuadro partiake, ku do të punësohen miq dhe të afërm në poste të shpikura dhe jo përkatëse. Hamidi gjatë negociatave ka premtuar veçanërisht se Selmani nuk do të punësohet.

Konkursi i parë zgjati gjithsej 10 ditë, edhe pse sipas marrëveshjes së Sindikatës dhe Hamidit duhen së paku 10 ditë pune dhe gjithsej 2 javë. Nëpërmjet këtij konkursi janë të punësuar 10 persona.

Konkursi tjetër në të cilin, sipas Sindikatës, duhej të aplikojë ish-drejtori Selmani, zgjati vetëm 2 ditë, që të mos ketë kohë dikush ta shohë dhe ta raportojë.

Ministri Boçvarski tha se personalisht do të sigurohet që të respektohet marrëveshja në mes të Sindikatës së Kontrolluesve dhe menaxhmentit të M-NAV, por edhe ai nuk e ka përmbushur këtë premtim.

MARKETING



You may also like