REPUBLIKA ÇEKE – Zeman: Babis pasardhësi im i parapëlqyer

by admin
Spread the love

PRAGË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti çek, Milos Zeman e ka shpallur ish-kryeministrin populist, Andrej Babis pasardhësin e tij të preferuar, pavarësisht nga problemet e tij ligjore.

Zeman tha në një intervistë për gazetën “Pravo” se do të votonte për Babis në zgjedhjet e janarit.

“68-vjeçari është i vetmi kandidat me përvojë politike dhe politika është një profesion si gjithë të tjerët. Askush nuk do të donte të operohej nga një kirurg që nuk ka studiuar mjekësi”, tha Zeman.

Babis, një biznesmen miliarder, ishte kryeministër i Republikës Çeke nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Aktualisht, ai është në një proces gjyqësor, i akuzuar se ka ndihmuar dhe nxitur mashtrimin e subvencioneve të BE-së.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet më 13 dhe 14 janar.

Sipas rregullave kushtetuese, 78-vjeçari, Zeman nuk lejohet të kandidojë sërish pasi ka kryer dy mandate në detyrë.

Sipas një sondazhi të fundit të “CNN Prima News”, Babis do të marre 30,1% të votave në raundin e parë, i ndjekur nga eksperti i ekonomisë Danuse Nerudova me 26,5%.

Në vend të tretë pritet të renditet ish-gjenerali Petr Pavel me 23% të votave./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like