REPUBLIKA ÇEKE – Forcohet ligji kundër pronësisë së medias nga politikanët

by admin
Spread the love

PRAGË, 16 qershor /ATSH-DPA/- Dhoma e Përfaqësuesve në Pragë miratoi sot një amendament të ligjit që ndalon politikanët të zotërojnë median.

Në të ardhmen, anëtarët e qeverisë nuk do të jenë më në gjendje të nënshkruajnë pronësinë e tyre në media, përmes një fondi besimi ose një person i lidhur për të anashkaluar ndalimin.

Ky amendament i drejtohet kryesisht ish-kryeministrit dhe miliarderit, Andrej Babis.

Ndërsa ishte ende në detyrë si ministër i Financave, Babis nënshkroi për shtëpinë e tij botuese “Mafra” përmes një fondi besimi në vitin 2017, në mënyrë që të përputhej me versionin e parë të ligjit për konfliktin e interesit të politikanëve.

Ndër të tjera, shtëpia mediatike boton gazetat “MF Dnes” dhe “Lidove noviny”.

Partia populiste e Babis, ANO njoftoi se do të apelojë në Gjykatën Kushtetuese nëse ligji miratohet.

Republika Çeke është qeverisur nga një koalicion i pesë partive liberale dhe konservatore nën drejtimin e kryeministrit, Petr Fiala që nga viti 2021.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like