REPUBLIKA ÇEKE – Ekonomia hyn në recesion në tremujorin e katërt

by admin
Spread the love

PRAGË, 31 janar /ATSH-DPA/- Prodhimi ekonomik i Republikës Çeke u tkurr në tremujorin e katërt, kryesisht për shkak të konsumit të ulët të familjeve, duke hyrë kështu në një recesion teknik, sipas vlerësimeve paraprake nga zyra e statistikave.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) regjistroi një rënie prej 0,3% në tremujorin e katërt radhazi, pas një rënie prej 0,2% në tremujorin e tretë. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 0,6%.

Pas tkurrjes së PBB-së në tremujorin e fundit të 2022, ekonomia tashmë ka hyrë në një recesion teknik.

Në bazë vjetore, rritja ekonomike u zbut ndjeshëm në 0,4% në tremujorin e katërt krahasuar me 1,5% në tremujorin e tretë.

Gjatë vitit 2022, rritja e përgjithshme e PBB-së ishte 2,5%, e mbështetur nga shpenzimet për formimin e kapitalit bruto dhe nga kërkesa e jashtme. Megjithatë, kontributi i konsumit të familjeve ka qenë negativ gjatë tremujorit të fundit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like