Reijnders, “xholi” i Piolit. I vetmi lojtar që nuk ka humbur asnjë ndeshje me Milanin

by admin
Spread the love

Nga viti 2023, e sigurt është se askush nuk mund të bëjë pa të. Tizhani Reijnders është punëtori i madh Stefano Piolit, i cili që nga ardhja e tij në verë ka ndërtuar mbi të gjitha Milanin e ri mbi të. Në fund ai luan gjithmonë. Gjysmëmesfushor, fantazist, po ashtu edhe regjisor.

Këtë sezon, mesfushën e Milanit e ka mbushur më së shumti djaloshi i ardhur për diçka më shumë se 15 milionë euro nga Alkmari. E vetmja siguri e vërtetë në mes të fushës për Stefano Piolin, i cili tashmë është përballur me një dëmtim të Loftus-Çikut dhe dyshimet e vazhdueshme në kabinën e regjisë. Holandezi është gjithnjë e më i rëndësishëm edhe në ekipin kombëtar, në të cilin do të ketë një rol qendror në kuadër të Europianit të ardhshëm.

GJITHMONË NË FUSHË –

Epiteti më i dobishëm për të futur diskutim është “thelbësor”. Kështu është te Milani. Kundër Romës, Reijnders ka zhvilloi ndeshjen numër 28 të sezonit. I ka luajtur të gjitha, për një total prej 4,68 minutash të kaluara në fushë. Mes kuqezinjve, më shumë se kushdo. Holandezi ka qenë gjithmonë titullar, me përjashtim të debutimit të tij në Ligën e Kampionëve kundër Njukasëllit, në të cilin u dërgua në lojë në gjysmë orëshin e fundit.

Duke i diktuar gjithmonë skuadrës momentet e duhura, siç shpjegoi Pioli disa javë më parë: “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një mesfushor total i zoti në drejtimin e topit me kokën lart, i aftë për të futur veten në hapësirat që lejojnë mbrojtjet rivale. Pres gola dhe disa goditje të tjera, sepse Tizhani di të luajë në role të shumta, është një lojtar i një niveli të rëndësishëm”.

EDHE GOLA –

Këtu është çështja. Reijnders është një lojtar me shumë role, në mes të fushës ai mund të veprojë si mesfushor, fantazist dhe gjithashtu organizator (siç u pa kundër Empolit dhe Frozinones), por Pioli pret një plus prej tij për sa i përket shënimit. Gjithashtu sepse ka treguar në disa raste, në Holandë, se di ta bëjë edhe këtë punë. Në sezonin e kaluar me Alkmarin shënoi 7 gola, kurse në sezonin e mëparshëm ishte ndalur në 6 gola.

Shifra jo të këqija. Me Milanin iu desh edhe pak kohë për të gjetur rrugën e golit, ai priti dhe arriti objektivin vetëm një herë, kundër Leçes. 11 nëntorin e kaluar në një ndeshje të kujtuar nga tifozët, më shumë për përmbysjen e pësuar në minutat e fundit, pas një fillimi të shkëlqyer dhe avantazhit të dyfishtë. Në ndeshjet e para të sezonit, Reijnders kishte forcuar edhe statistikat e tij me dy asistime.

I pari për Zhirunë, në 2-0 ndaj Bolonjës. I dyti për Tomorin, në suksesin 3-1 ndaj Kaljarit, teksa totali flet për tri asiste dhe dy gola. Të gjitha në Serinë A dhe me Ligën e Europës në sfond, holandezi synon të zhbllokohet edhe në Europë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

You may also like