​Reagon trajnerja e Donjeta Sadikut: Asaj iu bë e padrejtë

by admin
Spread the love

Në tyrneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë, medalistja botërore Donjeta Sadiku u ndal në çerekfinale duke u mposhtur nga boksierja tajl;andeze Somnuek Thananya.

Por këtë vendim të gjyqtarëve e ka konsideruar të padrejtë trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka e cila ka thënë se vendimi i gjyqtarëve ishte i pa drejtë pas Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj.

Përmes një reagimi në Facebook, Sallauka ka shprehur zhgënjimin e saj me ndarjen e drejtësisë në këtë turne.

“Më duhet më patjetër të bëjë një reagim në lidhje me meçin e fundit të Donjeta Sadikut në turneun ndërkombëtar “Strandja”. Jo korrektësia e referëve shpesh ka dëmtuar boksierët, mirëpo ky ishte një ndër meçet ku Donjeta ishte bindshëm më e mirë se boksierja kundërshtare me goditje më të pastërta ku dukshëm Donjeta dominoi dy raunde ,e për disa referë amatorë kjo nuk u vlerësua drejtë. Unë jam e kënaqur me boksin e treguar nga kampionia jonë dhe besoj shumë tek ajo qe do te arrijë të kualifikohet në Milano – Itali që mbahet në muajin mars”, ka thënë Sallauka.

Një reagim të tillë e ka bërë edhe Federata e Boksit të Kosovës.

You may also like